Pas ndarjes nga Bojken Lako, Semi Jaupaj zbulon ‘kush ia vrau lumturinë’

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Bojken Lako, Semi Jaupaj zbulon ‘kush ia vrau lumturinë’

Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:20
Semi Jaupaj

“Lumturinë mua kur ma vranë

Epike

Ti ia mbylle plagët shpirtit tim

Jetike”

‘Jetike’ është kënga me të cilën Semi Jaupaj prezantohet këtë vit në Këngën Magjike dhe që duket se ka një pjesë të ndërthurur me jetën personale të vetë këngëtares. Një prodhim i Threedots, balada e ndjerë e Semit ka të ngjarë që frymëzim ka pasur pikërisht vitin e fundit dhe ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e jetës së saj.

Në prezantimin e këngës në festivalin e Këngës Magjike, Semi Jaupaj pranoi se i ka dhënë fund lidhjes me Bojken Lakon, por siç tha ajo sonte për Class, “lumturinë nuk ia ka vrarë vetëm një gjë”.

“Nuk është një gjë, por janë shumë gjëra, në fakt, që kanë ndodhur gjatë vitit të fundit, por që jam mirë…” – thotë ajo e pyetur për këtë pjesë të këngës që duket se ka nota të theksuara reale brenda saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat