‘Gjithmonë kam goditur në shenjë’, cila është vota e Jonida Maliqit në Këngën Magjike?

Mediale Vip

‘Gjithmonë kam goditur në shenjë’, cila është vota e Jonida Maliqit në Këngën Magjike?

Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:22
Jonida Maliqi

Për vite të tëra në skenat muzikore, por edhe në skenën e Këngës Magjike, Jonida Maliqi është mësuar me vota e me çmime, ashtu sikurse i njeh mirë edhe skenarët e dukshëm dhe të padukshëm në të tilla gara. Por, si artiste profesioniste, sa herë i është dashur të votojë këngë a këngëtar, në të shumtën e rasteve, ka dhënë vlerësime objektive – goditje në shenjë.

Këtë herë, Jonida nuk e ka pasur sikletin e votave, të kolegëve apo çmimeve të Këngës Magjike, por ka qenë e pozicionuar në një karrige tjetër – atë të anëtares së jurisë për kategorinë e të rinjve që u bënë pjesë e këtij edicioni dhe të atyre që janë sonte në finale.

Duke qenë në një pozicion si ky, duket se Jonida e ka pasur diçka më të thjeshtë dhe pa shumë siklete garën muzikore, ama kjo nuk do të thotë se nuk e ka një votë personale.

E pyetur për vlerësimin në Këngën Magjike, ajo thotë për Class, se tashmë është mësuar me këtë pjesë, ndonëse në këtë edicion ka qenë në një pozicion tjetër.

“Nuk është e para herë që unë vlerësoj artistët në Këngën Magjike, por kurrsesi me këtë statusin e anëtares së jurisë dhe një vote personale”.

Ndërsa për votën e saj, ajo thotë se “ndër vite, sa herë më është dashur të votoj kundrejt festivalit, gjithmonë kam goditur në shenjë, kështu që edhe këtë vit mendoj se do godas në shenjë me preferencat e mia”.

Preferencat nuk zbulohen ende… Edhe për pak akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat