Orgesa Zaimi, nga prapaskena e ‘Këngës Magjike’: Ma kanë harruar emrin…

Mediale Vip

Orgesa Zaimi, nga prapaskena e ‘Këngës Magjike’: Ma kanë harruar emrin…

Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:25
Orgesa Zaimi

Orgesa Zaimi u ka besuar sërish dy emrave të suksesshëm, Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku, të cilët krijuan një këngë në nder të një adoleshenteje 17-vjeçare që nuk jeton më. Megjithatë, veç dedikimit, autorët e këngës, së bashku me Orgesën, kanë dashur që “Nostalgjia” të sjellë sa më shumë gëzim e alegri, të gjithë sa munden, të gëzojnë përmes notave të saj.

Nga prapaskena e “këngës Magjike”, Orgesa Zaimi, ka folur për revistën Class: “Tashmë ma kanë harruar emrin dhe më thërrasin thjesht “Nostalgjia” – thotë me të qeshur këngëtarja.

Pyetjes për çfarë ndien më shumë nostalgji, Orgesa i përgjigjet:

“Jam nostalgjike më shumë për njerëzit që më mungojnë, qofshin njerëz të afërm që kam kohë pa i takuar ose pa i përqafuar, qofshin edhe njerëz që na mungojnë edhe më shuëm sepse nuk jetojnë, por e rëndësishme është që me këtë këngë të gëzohemi dhe jo të trishtohemi, të kujtojmë të gjithë ata me shumë dashuri edhe gëzim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat