Dokumentari i Madonnës shfaqet në tetor

Mediale Vip

Dokumentari i Madonnës shfaqet në tetor

Më: 31 maj 2021 Në ora: 07:13
Madonna

Madonna, gjatë muajve të fundit, ka provokuar fansat me lajme në lidhje me një film të bazuar në turneun “Madame X Tour”.

Kurse të shtunën, superylli legjendar i popit e ka shfrytëzuar Instagramin për të njoftuar se dokumentari do të emetohet në vjeshtë, duke shkruar: “Madame X vjen në tetor!!!” krahas një fotografie në skenë gjatë turneut.

“Madame X Tour” përfshin këngë nga albumi i saj i katërmbëdhjetë, i cili u publikua në qershor të 2019-s dhe shënoi herën e parë që artistja ikonike performoi në hapësira më të vogla qysh prej albumit “Like A Virgin” më 1985.

Filloi me 16 koncerte në Shtëpinë e Operës, “Howard Gilman”, në Brooklyn, New York më 17 shtator 2019.

Më pas, Madona do të shkonte në Çikago, San Francisco, Las Vegas, Los Anxhelos, Filadelfia dhe Miami Beach para se të drejtohej për Evropë për pjesën tjetër të turneut në Lisbonë, Londër dhe Paris.

Filmi është planifikuar të publikohet në platformën “Netflix” dhe përmban pamje nga turneu dhe prapaskena.

Pas disa problemeve me gju dhe ije, artistja u detyrua të anulonte disa koncerte. “E konsideroj veten luftëtare që nuk tërhiqem kurrë, kurrë nuk dorëzohem, kurrë nuk heq dorë!!” shkroi yllin 62-vjeçar në një postim në Instagram në dhjetor të 2019-s, kur u detyrua ta anulonte një koncert në Amerikën e Veriut. “Sidoqoftë këtë herë duhet të dëgjoj trupin tim”.

Pas më pak se tre muajsh, turneu përfundoi papritmas me një koncert në Paris, Francë më 8 mars, 2020, tri ditë para datës përfundimtare të planifikuar, pasi qeveria franceze ndaloi tubimet me më shumë se 1.000 njerëz shkaku i COVID-19.

Madonna ia shfaqi filmin dokumentar 12 personave në një kinema me 500 ulëse këtë prill dhe tha që mezi pret t’ia tregojë tërë botës.

Madonna po punon edhe për një film për jetën dhe karrierën e saj, ku është edhe regjisore.

Me më shumë se 300 milionë këngë të shitura në tërë botën, këngëtarja nga Michigan është shpallur si artistja me më së shumti këngë të shitura nga të gjitha kohët nga Guinness World Records.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat