Patriarkati e pengonte Lovaton të deklarohej e gjinisë asnjanëse

Mediale Vip

Patriarkati e pengonte Lovaton të deklarohej e gjinisë asnjanëse

Më: 31 maj 2021 Në ora: 07:18
Demi Lovato

Demi Lovato ka folur hapur për rrugëtimit e kalimit në gjininë asnjanëse gjatë një bisede me Jane Fondan, pas një jete duke përmbushur pritjet e patriarkatit.

Vetëm dy javë pasi njoftoi për këtë kalim me anë të një videoje të postuar në Twitter, Lovato ka reflektuar se pse ka hezituar t'i tregojë botës se nuk identifikohet si grua apo burrë.

“Vite të tëra e kam jetuar jetën time për njerëzit e tjerë, duke u përpjekur ta ul veten për patriarkatin, që drejton industrinë dhe është në qendër të gjithçkaje”, ka thënë ylli 28-vjeçar i këngës “Sorry Not Sorry” në emisionin javor të Fondas, “Fire Drill Fridays”.

Ylli ka thënë: “Kur e kuptova, mendova: ‘Me çfarë mënyrash më ka ndalur patriarkati?' Dhe për mua, ishte sikur të më fusnin në një kuti duke më thënë: ‘Ti je femër, kjo është ajo që duhet të të pëlqejë, kjo është ajo që duhet të bësh, mos ëndërro më shumë dhe mos fol’.

Lovato gjithashtu u ka bërë thirrje fansave të që të jenë më empatikë.

“Nëse e keni të vështirë ta gjeni atë ndaj të tjerëve, thellohuni te vetja, gjejeni brenda vetes, në mënyrë që ta gjeni për të tjerët, sepse kjo është ajo që do të na bashkojë”, është shprehur ylli muzikor.

Ylli i “Camp Rock” është shprehur në fillim të këtij muaji se i takon gjinisë asnjanëse.

Është identifikuar si panseksual dhe ka thënë se nuk do që të shihet si 'ekspert ose zëdhënës' dhe ‘ka kaluar në një nivel tjetër të transparencës’, kur ka ndarë lajmin me fansat.

Lovato shpërndau klipin duke zbuluar identifikimin e ri me fansat, së bashku me një shkrim të gjatë në Twitter, për të shënuar fillimin e serive të podcastit.

Në video, ylli ka thënë: “Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të ndarë diçka shumë personale me ju. Gjatë pothuajse më shumë se një viti, kam qenë duke u shëruar dhe duke reflektuar, kështu që përmes kësaj mënyre e kam zbuluar se i takoj gjinisë asnjanëse.

Lovato u ka bërë thirrje fansave që 'të vazhdojnë të jetojnë ashtu siç janë’ dhe se i përkrah ata që ende po përpiqen të pajtohen me identitetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat