Ja çfarë e bëri Ana Lleshin të përlotet në studion e Why Not, mesazhi për dikë që askush nuk e priste

Mediale Vip

Ja çfarë e bëri Ana Lleshin të përlotet në studion e Why Not, mesazhi për dikë që askush nuk e priste

Më: 31 maj 2021 Në ora: 07:32
Ana Lleshi

Ish- konkurrentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi, e ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora, është përlotur teksa ka folur për jetën e saj private.

Në një intervistë për moderatoren Roza Lati, Leshi për herë të parë ka falënderuar Drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës, ku dhe ka qëndruar për disa vite.

"Kur shikoja njerëz që ishin të buzëqeshur, përpiqesha të ju afroja që të më jepnin pak dashur, dhe kur i shikoja që ishin me nerva nuk afrohesha.

Nëse më lejon dua të falenderoj nga zemra një person që ndoshta nuk e pret fare që të ja përmend emrin për herë të parë në jetën time është Lida Vokgli, është Drejtoresha shtëpisë fëmijës që më thoshte, ç’ke se më ke mua. Sytë i shkëlqenin gjithmonë. Ajo sertësia ime nuk më bënte të besoja të askush as te ajo kur isha e vogël."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat