Edona Llalloshi plot elegancë fillon sezonën e dasmave

Mediale Vip

Edona Llalloshi plot elegancë fillon sezonën e dasmave

Më: 31 maj 2021 Në ora: 08:34
Edona

Tashmë masat anti-Covid po shkojnë duke u liruar dhe lajmi i shumëpritur për lejimin e organizimit të dasmave është bërë publik.

Këtij lajmi iu kanë gëzuar jo vetëm qytetarët, të cilët kanë plane të organizojnë dasma e ahengje të ndryshme familjare, por edhe këngëtarët, të cilët më shumë se një vit nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në mbrëmje muzikore e koncerte.

Edona Llalloshi është padyshim një nga këngëtaret më të kërkuara në mbrëmje të tilla dhe një verë e nxehtë po e pret.

Ajo së fundi ka publikuar disa pamje, ku shihet se është duke marrë pjesë në një aheng familjar dhe bie në sy eleganca e stili i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat