A po bashkëpunojnë Ledri dhe Majk në projektin e ri muzikor?

Mediale Vip

A po bashkëpunojnë Ledri dhe Majk në projektin e ri muzikor?

Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:30
Ledri dhe Majk

Të dy rep-artistët e estradës siç duket kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Këto dyshimet shtohen në bazë të postimeve të tyre në rrjete sociale.

Ledri dhe Majk, kanë publikuar imazhe të reja dhe siç shihen janë nga klipi muzikor të cilin janë duke e finalizuar.

“Marr”, kanë shkruar artistët në mbishkrimin e postimeve të tyre teksa nuk munguan aludimet e fansave të tyre se y është titulli i bashkëpunimit.

Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë i dyshes dhe i papritur pasi që edhe është thënë se Majk dhe Ledri kanë edhe mosmarrëveshje me njëri-tjetrin madje vite më parë nuk iu kanë munguar edhe dissat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat