Ardit Gjebrea dedikim të veçantë fëmijëve për 1 Qershorin: Rrituni sa të doni, unë prapë ju uroj

Mediale Vip

Ardit Gjebrea dedikim të veçantë fëmijëve për 1 Qershorin: Rrituni sa të doni, unë prapë ju uroj

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:15
Ardit Gjebrea

Pas përfundimit të festivalit Kënga Magjike, producenti Ardit Gjebrea i është kthyer normalitetit. Të dielën, ai u shfaq në spektalin “E diela shqiptare”, ndërsa sot ka uruar festën e 1 Qershorit.

Arditi ka postuar në “Instagram” një foto të dy fëmijëve të tij, të cilët tani janë të rritur. Mirëpo, Gjebrea nuk ka nguruar t’i urojë.

“Rrituni sa të doni, unë prapë ju uroj Gëzuar 1 Qershorin”, ka shkruar ai krahas imazhit të ëmbël, ku shfaqet Joni me Anën të përqafuar.

Kujtojmë që mbylljen e edicionit të 22 të Këngës Magjike, Arditi e konsideroi një sukses, të cilin mezi e kishte pritur për shkak të një viti pandemik të vështirë që shqiptarët po kalojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat