Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare reperi i njohur

Mediale Vip

Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare reperi i njohur

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:04
Lil Loaded

Lil Loaded ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare, ka konfirmuar avokati i tij.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Dashaën Maurice Robertson vdiq të hënën ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet. Avokati lëshoi ​​një deklaratë për The Dallas Morning News duke e quajtur vdekjen “shumë tragjike”.

Ndërsa karriera e tij ishte në rritje, Robertson po përballej me një akuzë vrasjeje me armë zjarri të shokut të tij më të mirë, 18-vjeçarit Khalil Walker, vitin e kaluar.

Ai ndodhej në gjendje të lirë ndërsa ishte caktuar për një seancë gjyqësore të martën.

Shkaku i vdekjes së Lil Loaded mbetet i panjohur, megjithëse sipas disa thashethemeve thuhet se ishte vetëvrasje. 20-vjeçari lëshoi ​​një numër këngësh dhe tre albume midis 2019 dhe 2020-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat