Për një arsye shumë të fortë, Princi Harry mund të mos jetë i pranishëm në eventin në nder të nënës së tij

Mediale Vip

Për një arsye shumë të fortë, Princi Harry mund të mos jetë i pranishëm në eventin në nder të nënës së tij

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 23:56
Princi Harry, Meghan Markle. Princeshë Diana

Pas funeralit të gjyshit të tij, mendohej se Princ Harry do të rikthehej sërish në Mbretërinë e Bashkuar për një statutjë që është bërë për nënën e tij, Princeshë Dianën. Mirëpo udhëtimi i Harry-t drejt mbretërisë është vënë në dyshim për shkak se bashkëshortja e tij, Meghan Markle, pritet të lindë 2 javët e ardhshme.

Thuhet se Duka dhe Dukesha e Sussex kanë shumë dëshirë që të jenë të pranishëm në eventin në nder të Princeshë Dianës, që do të mbahet në datë 1 korrik, ditë në të cilën princesha do të festonte 60-vjetorin nëse do të ishte gjallë. Por Meghan dhe Harry mund të mos udhëtojnë dot për shkak se vajza e tyre mund të vijë në jetë nga momenti në moment.

Çifti do të presin fëmijën e tyre të dytë këtë verë dhe Harry me shumë mundësi do të mungojë në eventin në nder të figurës së nënës të tij.

“Mua më është thënë se ata kanë shumë dëshirë të jenë atje, të dy ata. William dhe Kate do të jenë padyshim. Por nuk dihet nëse Harry do të mundet të fluturojë andej, sepse vajza do të lindë këtë verë, ndoshta dy javët e ardhshme”, ka thënë një ekspert i familjes mbretërore.

Të gjithë shpresonin se me këtë rast Harry do të mund të rregullonte marrëdhënien me vëllain e tij, Princin William, por siç duket ky proces do të vonojë akoma dhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat