“Jungle Cruise” filmi i ardhshëm i yjeve Dwayne Johnson dhe Emily Blunt

Mediale Vip

“Jungle Cruise” filmi i ardhshëm i yjeve Dwayne Johnson dhe Emily Blunt

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:19
Dwayne Johnson dhe Emily Blunt

Këtë verë lansohet filmi i shumëpritur i yjeve të hollywoodit, Dwayne ‘The Rock’ Johnson dhe Emily Blunt.

Me titull “Jungle Cruise”, ky projekt premton ta dërgon publikun në aventurën e jetës së tyre me të filluar së shfaquri nëpër kinema, apo përmes porositjes me të holla në platformën “Disney+”.

Frymëzuar nga udhëtimi i famshëm në parkun e Disneylandit, “Jungle Cruise” e rrëfen historinë e kapitenit të mençur Frank Wolff dhe studiueses së guximshme Dr. Lily Houghton, të cilët në film portretizohen nga Johnson dhe Blunt.

Lily udhëton nga Londra për në xhunglën e Amazonës dhe e angazhon Frankun, i cili e posedon një anije të quajtur “La Quila”, si udhërrëfyes në misionin e saj nëpër lum. Lily është e vendosur ta zbulojë një pemë antike me aftësi shëruese të pashembullta, e që njëkohësisht zotëron fuqinë për të ndryshuar të ardhmen e mjekësisë.

Të përfshirë në këtë kërkim epik së bashku, dyshja has në rreziqe të panumërta dhe forca të mbinatyrshme, të cilat fshihen në bukurinë mashtruese të pyjeve të harlisura. Por ndërsa sekretet e pemës së humbur shpalosen, rreziqet rriten edhe më shumë për Lilin dhe Frankun. Kështu fati i tyre dhe i gjithë njerëzimit mbetet pezull.

Jaume Collet-Serra e ka bërë regjinë e filmit në të cilin luajnë aktorët, Dëayne Johnson, Emily Blunt, Edgar Ramírez, Jack Whitehall, Jesse Plemons dhe Paul Giamatti.

“Jungle Cruise” lansohet nëpër kinematë e Amerikës dhe në platformën digjitale “Disney+”, më 30 korrik të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat