Duket se një çift është gati të dalë nga “Përputhen”.
Sindi Loci para pak kohe ka përfunduar rrugëtimin në “Përputhen”, ku si shumica e konkurrentëve doli e vetme.
Por, pas daljes nga emisioni, ajo ka vazhduar njohjen me Blerim Dautin, me të cilin kohën e fundit është parë shumë shpesh bashkë.
Madje, në rrjete sociale, dyshja kanë bërë edhe dedikime për njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se janë në rrugë të mirë të njohjes.
Edhe mbrëmë, Sindi dhe Blerimi u takuan dhe ndanë me ndjekësit në rrjete sociale pamje, ku shihen të lumtur në shoqëri të njëri-tjetrit.
“Shume i zen je”, i shkruan Sindi, ndërsa Blerimi iu përgjigj duke e ‘thumbuar’ Arjanin.
“Jo une interesin per ty e kam vetem me kamera hapur, sic thoshte Arjan Konomi dikur hahaha”, shkruan ai.