Dolly Parton tregon arsyen pse fle me make up!

Mediale Vip

Dolly Parton tregon arsyen pse fle me make up!

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 18:30
Dolly Parton

Ajo është gjithmonë ironike dhe i merr me një humor të paparë të gjitha gjërat dhe situatat ku ndodhet.

Por kësaj radhe Dolly e ka tejkaluar veten. Këngëtarja e muzikës country, 75 vjeçarja Parton ka rrëfyer gjatë një interviste se ajo fle me trukun e bërë që në mëngjes.

Ajo ka zbuluar arsyen e këtij veprimi. Është kaq qesharake sa do t’’ ju lërë pa fjalë.

 “Unë e bëj trukun të cilin e heq vetëm të nesërmen në mëngjes". – ka thënë ajo.

“E bëj këtë veprim sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë gjatë natës. Mund të bjerë ndonjë tërmet, të këtë tornado apo ndonjë stuhi dhe do të më duhet të dal siç jam jashtë në mesin e natës., ka përfunduar diva amerikane buzagaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat