‘Më ke kërkuar seks’, akuza e fortë e Armandos për Stelën, konkurrentja lë studion

Mediale Vip

‘Më ke kërkuar seks’, akuza e fortë e Armandos për Stelën, konkurrentja lë studion

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:52
Armando, Stela

Sara dhe Armando u përplasën keq në puntatën e sotme të “Përputhen +40”. Stela u shpreh se Armando duhet të largohet nga emisioni, pasi e ka kërcënuar jashtë kamerave.

Ky i fundit iu kundërpërgjigj me një akuzë shumë të fortë, e cila shkaktoi shumë debat në studio. Armando tha se Stela i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie intime.

Kjo sigurisht nuk u prit aspak mirë nga konkurrentja. Ajo doli nga studioja duke thënë se nuk kthehet pa ikur ai.

 

Armando: Të ka parë gjithë dynjaja.

Stela: Le të shohin, nuk ka cfarë të duhet ty.  Do të dal nga këtu se nuk e duroj dot më këtu. E mban veten në kamerave ndërsa jashtë kamerës je dhunues. Dua mos të më flasësh më, kam të drejtë të bëj c’të dua.

Armando: Kujdes kujt i tregon gishtin.

Stela: Ti duhet të dalësh nga emisioni se je shembull i keq, më ke kërcënuar! Kam ardhur të gjej dashurinë e time se jeta ime është e mbushur me stres, por atë nuk e duroj dot.

Armando: Të cjerr maskën.

Stela: Ai është një person i dhunshëm. Kur kemi dalë jashtë, më ka thënë “Ta tregoj unë ty.” Ti nuk e ke vendin këtu, unë kam të drejt të zgjedh, jo të dhunoj. Është turp për ty.

Armando: Ti më ke kërkuar seks mua, më ke kërkuar të bëjmë dashuri bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat