“Për’puthen” nuk mbaron, zbulohet risia e programit gjatë verës

Mediale Vip

“Për’puthen” nuk mbaron, zbulohet risia e programit gjatë verës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:57
Ilustrim

Bora Zemani, Arjan Konomi dhe autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti kanë zbuluar se “Për’puthen” do të vijë me risi këtë vit.

Përmes disa videove në Instagram ato kanë zbuluar se gjatë verës ata do të zhvillojnë një tur nëpër qytetet e Shqipërisë dhe do të realizojnë audicione për sezonin e ri që nis në shtator.

Turi do nisë në Durrës, në 7 qershor në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Kujtojmë se lidhja e fshehtë e Teas dhe Beartit ishte një nga skandalet më të bujshme në “Për’puthen”. Tea Trifoni doli nga programi çift me Andin, por më vonë u zbulua se në të vërtetë ajo kishte qenë e dashuruar me djalin nga Kosova. Pasi gjithçka doli në shesh, Andi dhe Tea, akuzuan autoren e programit Olsa Muhametin se ajo i kishte detyruar të dilnin çift dhe se ishte në dijeni për gjithçka.

Ndërkohë Olsa vetë nuk pati kurrë një reagim, përveçse publikoi disa shprehje ironizuese me nënkuptim në rrjete sociale. Por para disa kohësh ajo theu heshtjen duke folur gjerë e gjatë për këtë skandal në emisionin radiofonik “Pardon my french” në “Top Albania Radio”.

Ajo pranoi se ka pasur indikacione se Tea dhe Bearti njiheshin dhe ishin miq, por ka kërkuar prova që ata ishin në një lidhje. Më tej, autorja e emisionit tha se ka një video, që vërteton se Tea nuk ka pasur vetëm një pëlqim, por disa. Por ajo shtoi se nuk i ka publikuar, sepse nuk donte që ta dëmtonte edhe më shumë imazhin e ish-konkurrentes.

Sipas saj Tea ka pasur pëlqim edhe për Andin, sepse ata rrinin gjithë kohën bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat