Gold AG dhe Shyhrete Behluli po vijnë me një tjetër duet, mësohet data e lansimit

Mediale Vip

Gold AG dhe Shyhrete Behluli po vijnë me një tjetër duet, mësohet data e lansimit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:35
Gold Ag dhe Shyhrete Behluli

Dy artistët e njohur u bënë bashkë edhe për një tjetër bashkëpunim.

Reperi Gold AG ka zbuluar detaje rreth projektit të tij më të ri, i cili edhe këtë herë është bashkëpunim.

Ai njoftoi se kënga e re e tij është në duet me Shyhrete Behlulin dhe do të publikohet më 7 qershor në orën 18:00.

Projekti i ri i dyshes vjen i shoqëruar edhe me videoklip, kurse detajet e tjera të tij ende nuk janë bërë të ditura.

“7 Qershor • Ora 18:00 ❤️”, shkruan Goldi.

Kujtojmë se “Flaka e maleve” mbetet projekti i fundit i Goldit, në bashkëpunim me Rifat Berishën, i publikuar gjatë muajit prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat