Big Mama po martohet? Dalin fotot nga ‘festa e beqarisë’

Mediale Vip

Big Mama po martohet? Dalin fotot nga ‘festa e beqarisë’

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 23:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Big Mama befasoi me fotot e fundit.

Big Mama është emër shumë i dashur për publikun, e cila i mban të informuar fansat për të rejat rreth saj, me anë të rrjeteve sociale.

Me fotografitë e fundit, këngëtarja habiti fansat, duke sjellë pamje nga ‘festa e beqarisë’ e rrethuar me një grup vajzash.

Image

Ajo nuk tregoi nëse këto fotografi janë realizuar gjatë ndonjë projekti të ri muzikor, apo me të vërtetë ajo po i jep fund beqarisë.

“Nata e fundit e beqaris ??‍♀️”, ka shkruar Bigi.

Ajo mori komente të panumërta nga ndjekësit, disa prej tyre e uronin për martesë, e kishte nga ata që aludonin në një këngë të re.

Megjithatë, se çfarë fshihet pas këtyre imazheve të Big Mamës, mbetet të kuptohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat