Jessie J ndjek në Instagram reperin e njohur shqiptar

Mediale Vip

Jessie J ndjek në Instagram reperin e njohur shqiptar

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 07:29
Jessie J, Seven Saraqi

Jessie J ka vendosur të rikthehet në muzikë më fuqishëm se kurrë më parë. Artistja me famë botërore ka munguar për një kohë të gjatë dhe duket se ka vendosur që brenda pak ditësh të publikojë projektet e reja të saj. Ajo ka paralajmëruar rikthimin përmes disa postimeve në rrjete sociale, ku shihet e veshur me ngjyra shumë pozitive dhe të ndritshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një video, e cila duket se është shkëputur nga videoklipi i saj më i ri, i cili nuk është publikuar ende.

“Jam e lodhur që më cilësojnë si të nënvlerësuar”, ka shkruar artistja përkrah videos së saj.

Menjëherë pas publikimit ajo ka marrë mbështetjen e shumë fansave dhe kolegëve të saj, mes tyre edhe të reperit të njohur shqiptar Seven Saraqi. Ky i fundit ka publikuar videon e Jessie J në profilin e tij në Instastory dhe përkrah ka shkruar:

“Mbretëresha u rikthye”.

Këtë postim e ka rishpërndarë Jessie J në profilin e saj, që do të thotë se ajo ka njohje me artistin shqiptar.

Image
Insta

Por nuk mbaron me kaq, sepse artistja me famë botërore dhe reperi shqiptar ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram. Siç duket ata të dy njihen personalisht me njëri-tjetrin, përderisa ndjekin një rreth të ngushtë miqsh në këtë rrjet social.

Sa i përket reperit shqiptar, kujtojmë se dhe ai ka qenë i shkëputur nga muzika. Për herë të fundit ai ka publikuar këngën “City of Angels” në shtator të 2020-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat