“Magjia” e Capital T dhe Kiddës publikohet me këtë datë

Mediale Vip

“Magjia” e Capital T dhe Kiddës publikohet me këtë datë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:38
Kidda dhe Capital T

Capital T dhe Kidda po vijnë me këngë të re.

Capital T dhe Kidda kanë finalizuar projektin e tyre të ri, i cili pritet të vije plot ritme vere.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Capital T bëri të ditur se kënga e tyre publikohet nesër (e shtunë) në orën 17:00.

Madje, ai zbuloi përmes një videoje edhe disa sekuenca të kësaj kënge, të cilën fansat e tyre e presin me padurim.

“Numërimi nga prapa 24 orë,. NESER ORA 17:00 ? #MAGJI“, shkruan ai.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Capital T mbetet “Rrushe”, këngë kjo që u prit mirë në publik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat