Ledri Vula dhe Majk tregojnë kohën e lansimit të duetit “Marr”

Mediale Vip

Ledri Vula dhe Majk tregojnë kohën e lansimit të duetit “Marr”

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:53
Ledri dhe Majk

Ledri dhe Majk po vijnë me një duet.

Sezona e verës po nis me shumë projekte të reja muzikore në estradën tonë.

Dyshja e njohur Ledri Vula dhe Majk, kanë paralajmëruar një këngë të re, të cilën e sjellin të shoqëruar edhe me klip.

Së fundi, Majk ka postuar një video në Instagram, në të cilën shkëput disa sekuenca të këngës së re dhe njofton për kohën e publikimit të saj.

“9 Qershor // MARR @ledrivula“, shkruan ai.

Klipi do të ketë ngjyra verore, ndërsa fansat e dy reperëve presin të shohin se çfarë kanë përgatitur këtë herë ata.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MAJK (@majkaveli)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat