Flora Gashi dhe Lok Komoni publikojnë këngën “Daja për nip”

Mediale Vip

Flora Gashi dhe Lok Komoni publikojnë këngën “Daja për nip”

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Flora Gashi ka lansuar duetin e ri.

Këngëtarja Flora Gashi sapo ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin këtë herë e solli në bashkëpunim me një artist.

Bëhet fjalë për Lok Komonin, ndërsa kënga titullohet “Daja për nip” dhe vjen plot ritëm e kënduar nga dy artistët.

Për tekstin dhe muzikën e këngës u kujdes Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimin e punoi Artan Mezini.

“Daja per nip” erdhi e shoqëruar edhe me videoklipi, i cili është punuar nga Bug Production, ku vëmendje merr Flora, e veshur me ngjyrat blu dhe të bardhë.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Daja për nip”, kënduar nga Flora Gashi dhe Lok Komoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat