Camila Cabello dhe Shawn Mendes shfaqen të dashuruar teksa bëjnë plazh në Florida

Mediale Vip

Camila Cabello dhe Shawn Mendes shfaqen të dashuruar teksa bëjnë plazh në Florida

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:31
Camila Cabello dhe Shawn Mendes

Camila Cabello dhe i dashuri Shawn Mendes bënë bujë këtë javë teksa po i shijonin pushimet në Florida.

Këngëtarët – të cilët u takuan për herë të parë në 2014, u panë duke u rrezitur në Soho Beach House, Miami, duke treguar trupat e tyre të plazhit ndërsa ishin në shoqërimin e motrës 14 vjeçare të Camila Sofia.

Gjatë këtyre momenteve, ata u panë të kapur për dore si dhe duke u përfaquar në ujë.

Këngëtarja Cabello kishte thënë më herët se ka mësuar shumë nga i dashuri i saj, shkruan Dailymail.

‘’Kam mësuar shumë për dashurinë me këtë djalë. Nuk janë vetëm momentet e lumtura të lumtur që shihni në fotografi dhe video. Kur jeni në një lidhje me dikë, ndihet sikur ata janë kjo pasqyrë që reflekton veten përsëri tek ju, unë vazhdimisht duhet të përballem me frikën, ankthet, pasiguritë e mia , modelet e mia të të menduarit, besimet e mia për jetën dhe për veten time’’ shkroi ajo në instagram.

Edhe këngëtarit Shawn, lidhja me Cabellon i ka ndikuar pozitivisht.

”Mendova se isha një djalë mjaft i hapur derisa fillova të jem në një marrëdhënie me dikë që me të vërtetë, me të vërtetë e dua”, kishtë thënë ai.

Shawn gjithashtu pranoi se iu deshën pesë vjet për të kuptuar se ishte i dashuruar me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat