“Mjekët detyroheshin të më lidhnin”, Bujar Qamili rrëfen betejën me COVID-19

Mediale Vip

“Mjekët detyroheshin të më lidhnin”, Bujar Qamili rrëfen betejën me COVID-19

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 10:49
Bujar Qamili

Bujar Qamili ka rrëfyer për përvojën që kishte me COVID-19.

Këngëtari Bujar Qamili është një ndër emrat e njohur për publikun, i cili u prek nga COVID-19.

Ai kishte një përvojë aspak të lehtë me këtë virus, madje ishte edhe në gjendje kome për disa ditë me radhë.

I ftuar tek “Rudina”, artisti ka rrëfyer për betejën e vështirë që e kaloi para pak kohe, ndërsa tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Qamili tha se gjatë kohës kur ishte në intubim, ishte bërë agresiv andaj mjekët detyroheshin që t’ia lidhnin duart, pasi dilte jashtë kontrollit.

“Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë”, tha ai.

Këngëtari thotë se e gjithë kjo eksperiencë që kaloi i duket sikur vdiq e u ringjall sërish.

“Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur”, deklaron Qamili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat