Ryan Reynolds flet për shëndetin mendor dhe lidhjen me prindërimin

Mediale Vip

Ryan Reynolds flet për shëndetin mendor dhe lidhjen me prindërimin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:06
Ryan Reynolds

Ryan Reynolds falenderoi të tri vajzat e tij për ndihmën që i kanë dhënë në lidhje me shëndetin mendor dhe të folurit hapur për të gjitha betejat e tij.

Në fund të muajit të kaluar, 44-vjeçari postoi në Instagram për luftën e gjatë me ankthin, një postim që lidhej me Muajin e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor. Në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight, Reynolds tregoi se ishin vajzat e tij – James, Inez dhe Betty, përkatësisht 6, 4 dhe 1 vjeç – të cilat e frymëzuan për ta përdorur figurën e tij publike në lidhje me shëndetin mendor.

“Unë kam tri vajza në shtëpi dhe një pjesë e punës sime si prind është që sjell një model sjelljesh dhe të tregoj se si është të jesh i trishtuar, i shqetësuar, i zemëruar, në ankth. Shtëpia në të cilën u rrita, nuk ishte e modeluar për mua në të vërtetë. Kjo nuk do të thotë që prindërit e mi ishin neglizhentë, por ata vijnë nga një brez tjetër.” – tha ai.

Aktori u shpreh se ka rëndësi që “të destigmatizosh gjërat dhe të krijosh një bisedë rreth shëndetin mendor”.

“E di që kur ndihesha sikur kisha kapur fundin, kjo zakonisht vinte nga fakti se mendoja se isha vetëm. Kështu që mendoj se është shumë e rëndësishme të flasësh.”

Në postimin në Instagram, Reynolds u shpreh se e mbingarkonte veten, punonte shumë, shqetësohej shumë, por pavarësisht të gjithave, njerëzit duhet të dinë se kushdo si ai nuk është vetëm.

Gjatë bisedës me Entertainment Tonight, ylli i “Deadpool” u shpreh se shpresonte që të ndihmonte të tjerët që përballen me çështje të shëndetit mendor.

“Njerëzit e tjerë thonë, ‘Oh, ai po e njen atë, ashtu si unë. Edhe pse mund të jemi në dy fusha krejt të ndryshme, kjo na bashkon. Pjesa më e madhe e kësaj çështjeje lidhet me modelin për fëmijët e mi dhe për këdo që ka nevojë ta dëgjojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat