Foshnja e Harryt dhe Meghanit pritet të vijë në jetë për ditëlindje të Princit Philip

Mediale Vip

Foshnja e Harryt dhe Meghanit pritet të vijë në jetë për ditëlindje të Princit Philip

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:32
Meghan Markle dhe Princi Harry

Foshnja e Princit Harry dhe Dukeshës Meghan pritet të vijë në jetë më 10 qershor, që do të ishte një rastësi e madhe, pasi pikërisht në këtë datë, është ditëlindja e Princit Philip i cili vdiq në fillim të muajit prill të këtij viti.

Prindërit e rinj thuhet se janë duke diskutuar për emrin që do t’i vënë vajzës së tyre dhe siç raporton “The Sun”, ajo mund të emërohet Pip sipas emrit të Princit të ndjerë Philip, apo Lily, sipas emrit të mbretëreshës Elizabeth II.

“Foshnja pritet të lind në ditën e ditëlindjes së Princit Philip, dhe kjo do të ishte shumë e veçantë nëse ndodh kështu”, i ka thënë gazetës një burim i afërt me çiftin.

Sipas burimit, lindja e foshnjës mbretërore në ditën e ditëlindjes së Princit Philip dhe vënia e emrit Pip, do të ishte një nder i madh për Princin e ndjerë.

Burimi ka thënë po ashtu, se Harry dhe Meghan kanë diskutuar mundësinë që vajzën ta emërojnë edhe me emrin Diana, sipas Lady Diana, e cila ishte nëna e Harryt.

Harry dhe Meghan kanë edhe një djalë së bashku, të quajtur Archie, i cili është dy vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat