Meghan e Harry u bënë me vajzë/ Mbretëresha, William dhe Kate nuk harruan t’i urojnë

Mediale Vip

Meghan e Harry u bënë me vajzë/ Mbretëresha, William dhe Kate nuk harruan t’i urojnë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 08:18
William dhe Kate me Meghan dhe Harry

Një ditë më parë, Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry,  zbuluan se janë bërë prindër për herë të dytë.

Të premten në orën 11:40, në Santa Barbara, Meghan ka sjellë në jetë vajzën e çiftit. Si nëna ashtu edhe e bija, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mediat e huaja shkruajë se Princ Harry dhe Markle, kanë vendosur që të voglën e tyre ta pagëzojnë me emrin, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Ndërkohë me ardhjen në jetë të vogëlushes, Mbretëresha Elizabeth ka uruar në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore.

“Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stër-mbesa e 11 e Madhërisë”, ka uruar Mbretëresha.

Edhe xhaxhi i të voglës, Princi William së bashku me Kate kanë uruar Meghan dhe Harry-n: “Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat