Shokon këngëtari i famshëm: “Kam dashur të vras veten”

Mediale Vip

Shokon këngëtari i famshëm: “Kam dashur të vras veten”

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:07
Liam Payne

Anëtari i famshëm i “grupit “One Direction”, Liam Payne, është rrëfyer për herë të parë pa dorashka për jetën e tij dhe i ka shokuar të gjithë me deklaratat që ka bërë.

Teksa fliste për podcast-in ‘Diary of a CEO’, këngëtari zbuloi detaje tronditëse për jetën e tij, veçanërisht periudhën që ka qenë pjesë e grupit të famshëm muzikor.

Ai ishte vetëm 22 vjeç dhe u bë milioner papritur, ndërkohë që ishte i varur nga droga.

“Isha milioner në moshën 22-vjeçare, por fama më bëri aq keq saqë as gjërat bazike si përshembull pagesa e sigurimeve të makinës, nuk mund t’i realizoja. Isha mësuar ta bënin çdo gjë për mua. Kam pasur edhe mendime për të vrarë veten. Isha i varur nga droga dhe alkooli dhe për të gjitha ja vë fajin famës që e mora në moshë shumë të vogël”, rrëfeu Liam.

Liam Payne konfirmoi se është ndarë nga partnerja e tij, Maya Henry, pas 10 muajsh fejesë. Kur është pyetur se cili është statusi i tij aktual, ai tha se është beqar. Në fakt Liam fajësoi veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.

“Në këtë mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua.

Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne”, është shprehur ai.

Ndërkohë duket se arsyeja kryesore pse Liam i dha fund kësaj marrëdhënie ka qenë djali i tij, Bear. Një burim pranë këngëtarit ka treguar se ai po planifikon që të shpenzojë më shumë kohë me djalin e tij, i cili ka ardhur në jetë nga martesa me Cheryl Cole.

“Liam do që të shpenzojë më shumë kohë me djalin Bear. Ai është djali i tij dhe për të është gjithë bota. Ai është i përkushtuar si baba dhe do që të kalojë më shumë kohë me të tani që po rritet. Liam po kujdeset më shumë për veten tani, po stërvitet më shumë dhe po bën një stil jetese të pastër”, ka thënë një burim pranë këngëtarit për “The Sun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat