Khloe Kardashian çudit gjithë rrjetin me veprimin e saj për ditëlindjen e Kanye West

Mediale Vip

Khloe Kardashian çudit gjithë rrjetin me veprimin e saj për ditëlindjen e Kanye West

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:58
Khloe Kardashian

Familja Kardashian-Jenner përfundimisht është totalisht e paparashikueshme! Ditën e sotme Kanye West feston ditëlindjen dhe mes mesazheve të urimit nuk ka munguar as ai i Khloe Kardashian. Ky veprim i yllit të televizionit i ka habitur të gjithë, madje edhe fotografia që ajo ka përzgjedhur për ta uruar.

Khloe ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet përkrah Kim, Kanye-s dhe partnerit të saj, Tristan Thompson. Kim Kardashian i ka ndarë përfundimisht rrugët me Kanye dhe po ashtu edhe Khloe përflitet se është ndarë nga Tristan. Nga ana tjetër, në urimin e saj të ditëlindjes, Khloe e cilëson Kanye West “vëllai im përjetë”.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im përjetë!!! Paç ditëlindjen më të bukur Ye! Të dërgoj shumë dashuri dhe pafund bekime!!”, shkruan Khloe në urimin e saj në Instagram.

Ky postim i ka habitur të gjithë dhe fansat po presin tashmë një shpjegim për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht me familjen Kardashian.

Përveç divorcit të bujshëm të Kim dhe Kanye, në media është përfolur gjatë këto kohë për një tjetër krizë në çiftin Khloe-Tristan. Thuhet se ky i fundit e ka tradhtuar sërish partneren e tij, sepse një vajzë e quajtur, Kimberly Alexander po pretendon se basketbollisti ka kaluar kohë me të edhe pse u bashkua sërish me Khloe. Ajo ndau në rrjetet sociale një imazh, ku vihet re se Kardashian i ka shkruar asaj në “Instagram”.

Po ashtu një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True. 23-vjeçarja ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok. Ajo ka treguar se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tristan në muajin janar, pasi basketbollisti e kishte gënjyer duke thënë se ishte beqar. Megjithatë ende nuk dihet me siguri nëse këto pretendime të dy vajzave janë të vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat