Gashi paralajmëron se do të publikojë disa këngë të reja

Mediale Vip

Gashi paralajmëron se do të publikojë disa këngë të reja

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:16
Gashi

Gashi pret me padurim këngën e re.

Reperi Gashi është emër shumë i suksesshëm në tregun ndërkombëtar, i cili numëron shumë këngë të reja.

Artisti, ka realizuar edhe disa bashkëpunime me emra të njohur, të cilët janë shumë të suksesshëm në këtë industri.

Me anë të postimit të fundit, Gashi bëri të ditur se gjatë verës do të sjell katër këngë të reja, të cilat do të jenë pjesë e albumit rreth të cilit ka punuar për një kohë të gjatë.

“Nuk mund ta besoj që po lansoj 4 këngë këtë verë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Gashi mbetet “Amnesia” në bashkëpunim me Loud Luxury dhe Ship Wrek. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat