Këngëtari Bruce Spingsteen dhe grupi rrok Foo Fighters rifillojnë koncertet, por vetëm për të vaksinuarit!

Mediale Vip

Këngëtari Bruce Spingsteen dhe grupi rrok Foo Fighters rifillojnë koncertet, por vetëm për të vaksinuarit!

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:38
Bruce Springsten

Rifillon jeta muzikore pas pandemisë. Këngëtari i madh amerikan Bruce Springsten ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Brodway me show –n e tij “Stringsteen në Brodway”. 

Spektakli do të nisë në 26  qershor dhe do të qëndrojë në skenë deri në 4 shtator. “Springsteen on Brodway” debutoi për herë të parë në 2017 dhe u shfaq deri në fund të 2018.

Me nisjen e pandemisë shfaqja ndaloi.  Këngëtari konfirmoi spektaklin, por si kusht publiku duhet të jetë i gjithi i vaksinuar. Në hyrje të teatrit, spektaktorëve do t’u duhet të paraqesin pasaportën apo dukumentin e vaksinimit.

“Ndjehem i lumtur që m’u kërkua të rinisja spektaklin si shfaqja e parë e teatrit të Brodway-t.’ – ka deklaruar Springsteeen.

Teatri Brodway hap dyert për herë të parë pas muajve të gjatë të kufizimeve dhe pandemisë. Ndërkohë dhe grupi i muzikës rrok Foo Fighters ka njoftuar se në 20 qershor do të performojë në Madison Square Garden, por si kusht i gjithë publiku duhet të jetë i vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat