Një muaj që nga lindja e fëmijës së dytë, Tuna vazhdon të jetë shumë e përkushtuar ndaj dy djemve

Mediale Vip

Një muaj që nga lindja e fëmijës së dytë, Tuna vazhdon të jetë shumë e përkushtuar ndaj dy djemve

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 10:29
Tuna Sejdiu

Ditën e djeshme (e mërkurë) u bënë një muaj që nga lindja e fëmijës së dytë të Tunës, djalit Zen.

Dhe me këtë rast, këngëtarja e njohur ka vendosur të festojë në një mënyrë tjetër së bashku me të dy djemtë.

Ajo ka kaluar një ditë të mrekullueshme në Dino Park, që njëherësh është një projekt i përbashkët i Qytetit të Shkupit dhe IP “Kopshtit Zoologjik të Shkupit”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? (@tunasejdi)

Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale, ka ndarë disa nga momentet më të lumtura përkrah Tianit dhe Zenit.

“Një muaj më parë ka lindur një dashuri dhe nuk po ndalet së rrituri. Urime njëmujorin Zen”, ka shkruar ajo.

Ajo duket se po shijon jetën si nënë beqare, pasi po vazhdon t’i rrisë e vetme të dy fëmijët.

Tuna ndërkaq u bë nënë për herë të parë më 9 maj, gjersa ky është fëmija i dytë i saj me Patris Berishën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat