Aktorja flet hapur për vuajtjen rreth dukjes së trupit të saj, pak muaj pas lindjes

Mediale Vip

Aktorja flet hapur për vuajtjen rreth dukjes së trupit të saj, pak muaj pas lindjes

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:05
Ashley Tisdale

Ashley Tisdale është treguar e sinqertë në lidhje me “vuajtet” për dukjen e trupit të saj, pasi mirëpriti në jetë të bijën, disa muaj më parë. Aktorja 35-vjeçare ndau eksperiencën në një postim në blogun e saj, Frenshe, në lidhje me trupin e saj pas lindjes.

Në artikullin me titull "Getting Real About My Body After Baby", Tisdale ka folur hapur në lidhje me krahasimin me nënat e tjera dhe për faktin se nuk ndihet e lumtur në lëkurën e saj.

"Ka kaq shumë modele dhe influencuese me të cilat e kam krahasuar udhëtimin tim personal," tha Tisdale, duke theksuar se Instagrami mund të jetë një shkak kryesor i këtyre krahasimeve jo të shëndetshme. "Dhe pastaj, mendoj: Prit, ato sapo lindën një fëmijë dhe duken kështu???"

Aktorja shtoi se ka punuar shumë për humbjen e peshës që kur lindi të bijën, Jupiter, në mars.

"Pavarësisht se kam bërë hiking, pilates, apo kam shëtitur në Pelotonin tim, ende nuk ndihem rehat me trupin tim," pranon ajo.

Aktorja tregon se megjithëse disa xhinse që ka pasur më parë i bëjnë, sërish nuk është në përmasat që kishte para shtatzënisë. Megjithatë, qëndrimi i saj ndryshoi kur po fliste me disa mikesha që janë bërë nëna dhe po krahasonin trupat e tyre me trupin e saj.

"Atëherë e kuptova që nuk mund t'i krahasojmë trupat tanë me njëri-tjetrin", shkruan ajo. "Të gjithë do të kenë një udhëtim të ndryshëm dhe është e rëndësishme të mos komunikojmë ndjenja negative ndaj trupit tonë."

Tisdale e përfundoi postimin duke i nxitur ndjekësit e saj që të duan veten mbi të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat