Hapja e Ceremonisë së “EURO 2020” do bëhet nga këngëtari i njohur shqiptar

Mediale Vip

Hapja e Ceremonisë së “EURO 2020” do bëhet nga këngëtari i njohur shqiptar

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Artisti i njohur shqiptar do ta hapë ceremoninë “EURO 2020”.

Nesër (11 qershor) do të bëhet hapja e “EURO 2020”, meqë rast do të zhvillohet edhe ndeshja e parë.

Në orën 21:00 takohen Italia dhe Turqia në stadiumin “Olimpico”, ndërsa organizatorët kanë organizuar edhe një ceremoni hapëse.

Hapja e “EURO 2020” do të bëhet pikërisht nga këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta.

Lajmin e konfirmoi vet Meta me anë të një postimi në Instagram, ku edhe i uroi suksese skuadrës së Italisë, vend ku jeton prej kohësh.

Bëhet e ditur se Ermal Meta në këtë ceremoni do të interpretojë singlin “UNO” nga albumi i tij i fundit “Urban Tribes”.

Kjo nuk është hera e parë që një shqiptar bën hapjen e një kampionati të rëndësishëm, Era Istrefi hapi kampionatin botëror “Russia 2018”. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat