Nicole sjell imazhe tërheqëse nga pushimet në Meksikë

Mediale Vip

Nicole sjell imazhe tërheqëse nga pushimet në Meksikë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 09:23
Nicole Shcerzinger

Nuk është më e pazakonshme që Nicole Shcerzinger të mahnit fansat.

Kështu, modelja ditën e djeshme (e diel) ka zgjedhur që të ndajë disa imazhe, me të cilat la gojëhapur ndjekësit.

42-vjeçarja ndërkohë bëri të ditur se po shijon kohën në Meksikë, derisa u argëtua duke marrë poza para kamerës.

Nicole u vërejt me një palë bikini të bardha, duke vënë në fokus tiparet e bujshme trupore.

Ajo në përgjithësi njihet për fizikun e formësuar, pasi asnjëherë nuk i ndalet ushtrimeve në palestër.

Përndryshe, të njëjtat udhëtime nga ana e saj po bëhen nën shoqërinë e të dashurit të saj, Thom Evans. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat