Nuk komunikojnë bashkë? Kjo është e vetmja ‘urë’ lidhëse midis dy vëllezërve William dhe Harry

Mediale Vip

Nuk komunikojnë bashkë? Kjo është e vetmja ‘urë’ lidhëse midis dy vëllezërve William dhe Harry

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:12
Princi William dhe Princi Harry

Kate Middleton është cilësuar si ura lidhëse ndërmjet Princit William dhe Princit Harry sipas burimeve mbretërore.

Në fillim të këtij muaji, Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, pritën vajzën e tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, dhe Harry i dërgoi kunatës së tij lajmin në vend t’ia jepte vëllait të tij drejtpërdrejt.

Pasi u bë publik lajmi për lindjen e foshnjës Lili, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram për të uruar Sussexes për anëtarin më të ri të familjes së tyre.

“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”, shkruajtën Will dhe Kate në Instagram, duke e shoqëruar foton me një një foto bardh e zi të Harry dhe Meghan duke pozuar me djalin e tyre, Archie.

Po ashtu është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat