Almeda Abazi publikon foton e parë të vajzës së porsalindur

Mediale Vip

Almeda Abazi publikon foton e parë të vajzës së porsalindur

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:22
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Në fillim të muajit, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një vajzë që e pagëzuan me emrin Alina.

Lajmin e konfirmoi vetë aktori turk përmes një postimi në rrjete sociale. Almeda reagoi ndaj urimeve të shumta nga miq dhe të afërm, por nuk e zbuloi portretin e së voglës së saj.

Ditën e sotme, Almeda ka ndarë dhe fotografinë e parë të vogëlushes me babin Tolgahan.

Image

Aktori shihet duke përqafuar dhe puthur të voglën e tij dhe këtë moment Almeda nuk nguroi ta ndajë me ndjekësit e saj. Kujtojmë që dyshja e famshme janë prindër të një djali, Efehan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat