Lumi B tregon historinë e çuditshme të njohjes me bashkëshorten

Mediale Vip

Lumi B tregon historinë e çuditshme të njohjes me bashkëshorten

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:32
Lumi B, Miranda

Lumi B ka shumë vite që jeton një histori të bukur dashurie, e cila është finalizuar me martesë dhe me një fëmijë.

Reperi prej vitesh është i martuar me bionden bukuroshe, Miranda, dhe ata janë prindër të një djali të quajtur Blin.

Lumi B nuk preferon të flasë shumë për jetën e tij private, ka rrëfyer disa detaje. Ai ka treguar se si është njohur me bashkëshorten e tij dhe historia e tyre nuk është aspak e zakonshme.

Lumi B zbuloi se me bashkëshorten, Mirandën është njohur që në moshën 20-vjeçare. Ai tregoi se me të është njohur në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër. Por siç duket fati ka dashur që ata të bëhen bashkë me njëri-tjetrin dhe që vajza që i tërhoqi realisht vëmendjen në festë të bëhej bashkëshortja e reperit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat