Albani tregon se çfarë fshihet pas këngës së tij

Mediale Vip

Albani tregon se çfarë fshihet pas këngës së tij

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:11
Alban Ramosaj

Këngëtari Alban Ramosaj në edicionin e sivjetmë të “Kënga Magjike” triumfoi me këngën “Thikat e mia”.

Balda e Albanit u shndërrua në këngë hit, ndërsa ka marrë komente pozitive nga fansat e kolegët e tij.

Së fundi, këngëtari ishte i ftuar në një intervistë për “Class”, ku tregoi se çfarë fshihet pas këngës “Thikat e mia”.

Ai tha se kënga ishte histori personale, dedikim për ish-të dashurën e tij, teksa tregon edhe se si reagoi ajo kur e dëgjoi këngën.

“Të gjithë veprojmë në mënyrat tona pas ndarjeve, dikush vendos “të zhdukë” partnerin/en në momentin kritik të ndarjes, dikush thyhet e shkruan, thërret apo kërkon takim, dikush tjetër bën diçka tjetër e kështu me radhë. Për mua, kjo këngë ishte “mesazhi” apo “telefonata” ime, një mesazh që e kam lënë të kuptohet se isha i ndërgjegjshëm për llojin e lidhjes që kishim dhe që reflektova, me pak fjalë. Por jo, nuk është e synuar si tentativë që të rikthehemi, pavarësisht se kemi dashuri pa kushte në mes. Madje, falë kësaj të fundit, mbajmë dhe kontakte shoqërore (kënga i ka pëlqyer, ia kanë përkthyer shoqet shqiptare). Për ta përmbledhur, është thjesht rritje, maturitet personal. Fundja, artistë jemi, do përfitojmë edhe nga këto emocione e do i hedhim në letër”, tha Albani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat