Meghan Markle nuk po e përdor më titullin mbretëror në certifikatën e lindjes së vajzës

Mediale Vip

Meghan Markle nuk po e përdor më titullin mbretëror në certifikatën e lindjes së vajzës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:12
Meghan Markle dhe Princi Harry

Meghan Markle nuk po e përdor më titullin e saj mbretëror, të paktën jo në certifikatën e lindjes së vajzës.

TMZ ka siguruar një kopje të certifikatës që tregon se dukesha është regjistruar vetëm me emrin e saj Rachel Meghan Markle. Ndryshe nga sa kishte vepruar me certifikatën e lindjes së Archiet, ku siç tregon Cosmopolitan, shkruhej: “Lartësia e saj dukesha e Sussex”.

Ndërsa princi Harry ka vendosur emrin dhe titujt e tij në certifikatën e Lilit: Duka e Sussex, Lartësia e tij”. Por edhe ky është një ndryshim nga certifikata e lindjes së Archiet, ku shkruhet: Lartësia e tij, Henry Charles Albert David Duka e Sussex.

Ende është e paqartë pse Meghan vendosi të mos e përdorë “Dukesha e Sussex” në certifikatën e lindjes së Lilit pasi po e përdor në fusha të tjera të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat