Anxhelo Koçi dhe Adelina Tahiri publikojnë këngën e re “Falma”

Mediale Vip

Anxhelo Koçi dhe Adelina Tahiri publikojnë këngën e re “Falma”

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:29
Anxhelo Koçi dhe Adelina Tahiri

Këngëtari nga Shqipëria, Anxhelo Koçi, ka bashkuar forcat me këngëtaren shkupjane, Adelina Tahiri për projektin e radhës.

Ata kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Falma”.

Kënga është ritmike në sensin e baladës, dhe i përket më shumë zhanrit R&B.

Muzika është realizuar nga Anxhelo Koci dhe Alsked Rrenja, ndërsa për tekstin është kujdesur Petro Xhori.

“Falma” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Vlorë.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni nga Shqipëria, MAX Production.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat