Pas polemikave me çështje ligjore, Britney Spears shijon pushimet në Hawaii

Mediale Vip

Pas polemikave me çështje ligjore, Britney Spears shijon pushimet në Hawaii

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 17:17
Britney Spears

Britney Spears është ndër personazhet më të komentuar kohëve të fundit.

Derisa lajmet për të në faqet rozë nuk kanë të ndalur, këngëtarja ka zgjedhur që të marrë disa ditë pushim, shkruan Daily Mail.

Ajo së bashku me të dashurin e tij, Sam Asghari, kanë vendosur që të shijojnë kohën në Hawaii.

39-vjeçarja u shfaq në humor të mirë në imazhet e publikuara, derisa u pa e veshur me bikini shumëngjyrëshe.

Në anën tjetër, Sam zgjodhi që të paraqes fizikun e formësuar, të fituar përmes stërvitjeve të shumta.

Përndryshe, Spears është duke pasur polemika mbi çështje ligjore, pasi babai i saj ka kontroll të plotë mbi jetën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat