Rrëfimi i Shkenda Dubovës: Pse e shiti makinën e pse u ndie “bosh” në ditën më të lumtur të saj

Mediale Vip

Rrëfimi i Shkenda Dubovës: Pse e shiti makinën e pse u ndie “bosh” në ditën më të lumtur të saj

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 23:27
Shkenda Dubova

Shkenda Dubova ishte protagoniste këtë të diel në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Rrëfimi i këngëtares fillimisht u ndalua tek familja e saj, raportin e veçantë që ka me motrën e vëllain.

Dubova tregoi se puna e saj e parë ishte në studion e fotografisë së babait e teksa e lumtur u ndje kur nëna e saj u shpreh se është krenare me të pasi mori licensat ndërkombëtare për biznesin e saj.

E momenti i licensimit internacional përpos si momenti më i lumtur në jetë për të, ishte edhe i hidhur sepse nuk kishte me kë të ndante lajmin.

Por për gjithë këto suksese u deshën shumë sakrifica. Në intervistë me Artan Telaku, Shkenda tregoi se si e kishte shitur makinën e saj për të hapur biznesin e kreditë që i’u refuzoheshin.

Në planin personal, Dubova u shpreh se është beqare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat