“Se di qysh po keni fytyrë”, Gold AG demaskon me fakte këngëtarët shqiptarë të cilët blejnë klikime

Mediale Vip

“Se di qysh po keni fytyrë”, Gold AG demaskon me fakte këngëtarët shqiptarë të cilët blejnë klikime

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 19:46
Gold AG

Reperi i njohur ka reaguar në rrjete sociale për artistët shqiptarë që blejnë klikime.

Gold AG, një ndër rep artistët më të pëlqyer të estradës, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore.

Reperi i cili mbledh fansa të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, njihet edhe për reagimet që kanë të bëjnë me temat e ndryshme sociale në vend.

Ndërsa sot ai ka vendosur të demaskojë të gjithë ata këngëtarë të cilët arrijnë numër jashtëzakonisht të madh klikimesh në një periudhë të shkurtë kohore.

Ai ka publikuar një fotografi në Instastory ku shihen vendet nga të cilat marrin klikime këngëtarët e estradës sonë duke u renditur në vend të dytë India e cila habiti reperin shqiptar dhe sigurisht e shtyu atë të reagojë.

“Me rrejt miletin ok? Ama me rrejt veten se di qysh po keni ftyrë?”, shkroi Gold AG.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat