Bardhi dhe Lumi B publikojnë "Qef"

Mediale Vip

Bardhi dhe Lumi B publikojnë "Qef"

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 14:15
Bardhi dhe Lumi B

Verës 2021 i është shtuar edhe një këngë tjetër plot ritëm e ngjyra.

Bëhet fjalë për projektin e ri të reperit Bardhi, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin Lumi B.

“Qef” titullohet kënga e dyshes së famshme, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme e me një klip të veçantë saktësisht për kohën në të cilën jemi.

Tekstin dhe melodinë e kanë realizuar vet reperët, kurse producent ekzekutiv është Jetmir Agaj njëherësh menaxheri i Bardhit.

Për masterizimin u kujdes Nome Ent., gjersa producimi dhe tërë këngë u bë në studion SBS Entertainment.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur Imagine Films.

Në bazë të reagimeve të para, nuk ka dyshim se projekti do të jetë një nga hitet e kësaj vere. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat