Reperi i TBA me akuza për Encën lidhur me videoklipin e ri,“ Po shum e flliqsina ishin në këtë industri”

Mediale Vip

Reperi i TBA me akuza për Encën lidhur me videoklipin e ri,“ Po shum e flliqsina ishin në këtë industri”

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:16
Enca dhe Bearti

Reperi i TBA me akuza për Encën lidhur me videoklipin e ri.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Rakia”, mban titullin kënga e re e Encës, në të cilën erdhi me skena tejet provokuese bashkë me protagonistin e klipit, Beart Rexhepi.

Pikërisht këto skena u komentuan shumë në publik, e nuk munguan as kritikat, madje edhe nga ana e artistëve.

Reperi i labelit TBA, Cyandie, me anë të një postimi ka reaguar ashpër lidhur me skenat e klipit të këngës së Encës.

“Na kini helmu na kini q* ropt! Ju p***sha kulturën, po shum e flliqsina ish në kët industri të “argëtimit”. Digjenerim total!”, shkruan ai.

Ndryshe, Enca vazhdon të shijojë suksesin e këngës së re, e cila ka marrë afro 1 milion klikime për pak ditë.

Pritet që pas projektit “Rakia”, ajo të sjell edhe disa projekte të reja brenda këtij viti.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat