Kim udhëtoi për në Vatikan

Mediale Vip

Kim udhëtoi për në Vatikan

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Kim Kardashian di të marrë vëmendje edhe kur është duke vizituar shtëpinë e Papës me një fustan tërheqës, shkruan TMZ.

Kim bëri të kundërtën e asaj që bën një turiste të hënën ndërsa vizitonte qytetin e Vatikanit me Kate Moss dhe vajzën e saj, Lila Grace.

Kim ishte e veshur me një fustan të bardhë të hapur në disa pjesë të trupit, padyshim që do e bënte një murgeshë të skuqej.

Image

Burime pranë Kim thonë për TMZ se ajo është në Itali për takime biznesi këtë javë së bashku me partnerin e saj të biznesit Tracy Romulus, artistin e grimit Mario Dedivanovic dhe stilistin Chris Appleton, kështu që nuk është çudi që ajo duket e shkëlqyeshme.

Nuk ka përjashtime nga kodi i rreptë i veshjes në Sistine Chapel, kështu që thuhet se Kim e mbuloi plotësisht veshjen e saj me një xhaketë lëkure kur ajo hyri brenda rezidencës së Papa Françeskut.

Së bashku me Sistine Chapel, Kim gjithashtu bëri një turne në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe vizitoi Colosseum në Romë të dielën. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat