Këngëtari Mehdin Përgjeqaj ka ditë që ka arritur në vendlindje.
Si gjithmonë edhe kësaj radhe ai u kujdes t’i ofrojë mbështetje bashkëvendësit të tij, Daut Haradinaj.
Ai është kandidat i AAK-së për të parin e Prishtinës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Dauti ndau dy imazhe duke treguar se ka kaluar kohë bashkë me miqtë e çmuar.
Ne këtë imazh vërehet prezenca e ish deputetit Haxhi Shala.
‘Sot ishim në drekë tek restoranti tradicional Castel në Prishtinë, së bashku me shumë miq të çmuar’, ka shkruar ai.