Mozzik kujtoi koncertet e kaluara, teksa tregoi se është përmalluar për to

Mediale Vip

Mozzik kujtoi koncertet e kaluara, teksa tregoi se është përmalluar për to

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:45
Mozzik

Mozzik ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga koncertet që i kishte mbajtur viteve të kaluara e shihej numër i madh i fansave.

Ai tregoi se e ka marrë malli që t’i mbush sallat e koncerteve sërish plot, teksa pritet që së shpejti t’i zbulojë datat e koncerteve të reja.

“Mka marr malli”, shkruan reperi sipër njërës foto, ku shihet numër i madh i fansave të pranishëm në koncert.

Reperi gjatë periudhës së pandemisë, ku si gjithë artistët e tjerë u detyrua t’i anulojë koncertet, njoftoi se po hap një biznes të ri.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Mozzik është “Oh Digga”, të cilin e solli në bashkëpunim me Loredanën.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat