Genc Prelvukaj ka një pyetje për Albin Kurtin pas deklarimit të pasurisë

Mediale Vip

Genc Prelvukaj ka një pyetje për Albin Kurtin pas deklarimit të pasurisë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:53
Albin Kurti dhe Genc Prelvukaj

Këngëtari reagon shpesh për situatat politike në vend.

Dhe, Genc Prelvukaj së fundmi ka bërë një status lidhur me deklarimet e pasurisë së figurave politike.

Cak i statusit të tij ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili ka edhe një pyetje për të.

“Ditëve të fundit sipas deklarimeve të pasurisë, një pjesë e shokëve të tij, kanë prona disamilionëshe”, shkruan ndër të tjera Genci.

Postimi i plotë i këngëtarit:

Sipas mediave, në vitin 2010, Albin Kurti kishte shitur banesën për 70 000 euro, me qëllim ta financojë partinë. Nëse ju kujtohet ai ishte kthyer tek prindërit për të jetuar.

Nga ana tjetër, ditëve të fundit sipas deklarimeve të pasurisë, një pjesë e shokëve të tij, kanë prona disamilionëshe.

Dilema është kjo : E kanë shfrytëzuar këta njerëz Kurtin apo shitja e banesës ka qenë farsë ? Statusi është pa cinizëm, thjeshtë diçka smë duket në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat